Cristian Shpendi po kalon një moment fantastik në Seria B, duke qenë golashënuesi më i mirë me 8 gola në 12 gola. 21-vjeçari kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer duke tërhequr një interesim të madh rreth tij. La Repubblica shkruan se për Shpendin po interesohen klube si Lazio, Atalanta, Roma dhe Fiorentina.
Në këtë pikë të sezonit, përpara merkatos së dimrit, Fiorentina është ekipi që po lëviz me hapa konkret pasi sipas mediave italiane janë paraqitur në dyert e Cesena-s, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, me një ofertë prej 10 milionë euro.
Shifra i afrohet kërkesës prej 15 milionë eurosh që dëshiron Cesena në verën e ardhshme.
Përpara ofertave të tilla dhe formës që po kalon Shpendi duket e vështirë që një klub si Cesena ta mbajë për shumë kohë në skuadër, në janar sipas të gjithë gjasave, Shpendi pritet të ndryshojë skuadër.
Shpendi në të ardhmen mund të marrë dhe një ftesë nga Kombëtarja jonë, për të evituar ndonjë ftesë nga Italia, pasi ka zëra se edhe “axurrët” janë të interesuar për të.