Mediumi zviceran i befasuar: Në këtë bum kontribuoi edhe Xherdan Shaqiri 

Futboll

Mediumi zviceran i befasuar: Në këtë bum kontribuoi edhe Xherdan Shaqiri 

Nga: K. Goca Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 13:17
Xherdan Shaqiri

Mediumi zviceran “Blick” i ka kushtuar një shkrim të veçantë shitjes së fanellave të skuadrës së Baselit, sidomos nga ardhja në klub e yllit Xherdan Shaqiri.

“Deri më tani këtë sezon, skuadra e Baselit ka shitur 16 mijë fanella. Kjo është dy herë më shumë se në të njëjtën kohë vitin e kaluar dhe një "rekord absolut".

Përveç fanellave ekstravagante dhe me sa duket jashtëzakonisht të njohura në shtëpi, në këtë bum kontribuoi edhe Xherdan Shaqiri (33 vjeç).

Fanella e tretë, e cila vjen në ngjyrën e gjelbër dhe të zezë, rastësisht u lancua në të njëjtën ditë kur u njoftua rikthimi i mesfushorit”, shkruan më tej.

“Kjo bëri që shitjet të shpërthejnë. Fanella u shit brenda një kohe të shkurtër”, thonë të FC Baseli.

Në fillim të vitit 2025, një sasi e vogël e fanellës së tretë do të jetë në dispozicion në fan shop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat