Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka zbuluar se ishte në prag të bashkimit me Manchester United në vitin 2012.
Lewandowski kujtoi një telefonatë nga legjenda Sir Alex Ferguson gjatë para-sezonit me Borussia Dortmund.
“Më kujtohet ajo bisedë me Sir Alex Ferguson, ishte në vitin 2012 dhe vendosa të bashkohem me Manchester United”, ka thënë fillimisht Lewandowski.
Sulmuesi polak shpjegoi se ishte nervoz gjatë të folurit me Ferguson, veçanërisht duke pasur parasysh aftësitë e tij të kufizuara në anglisht në atë kohë.
“E dija se do të më telefononte, sigurisht, e dija se çfarë duhet t’i thosha, e dini? Unë dua të bashkohem te Manchester United, po”, përfundoi polaku.