Julián Álvarez ishte titullar në dy ndeshjet e zhvilluara të Kombëtares së Argjentinës në kualifikimet e Botërorit 2026.
Përkundër paraqitjeve të tij jo fort për t’u mbajtur në mend, sulmuesi i Atletico Madridit ka përfunduar në kopertinat e revistave.
Disa media ia kanë atribuuar atij një flirt me ish-aktoren e filmave për të rritur, Mia Khalifa.
Kjo e fundit, megjithatë e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë përmes rrjeteve sociale.
Modelja dhe sipërmarrësja 31 vjeçare, me origjinë nga Libani, duke mos e përmendur direkt Alvarezin, ka siguruar se nuk është në ndonjë lidhje dhe i ka shpjeguar arsyet se përse nuk do të dilte kurrë me ish-futbollistin e Manchester Cityt.
“Është e udhës t’i sqaroj gjërat: nuk jam duke dalë me askënd, dhe, edhe nëse do ta bëja këtë, sigurisht nuk do ta bëja me dikë që s’është mjaftueshëm në moshë për ta kujtuar se ku gjendej më 11 shtator”, shkroi ajo.
Mia Khalifa iu referua sigurisht atentatit në Kullat Binjake në New York, që kishte ndodhur më 11 shtator të vitit 2001.
Futbollisti është rritur tek të rinjtë e River Plates, ndërsa ishte lindur më 31 janar të vitit 2000 dhe në atë periudhë nuk ishte as dy vjeç.
Ja pse ai s’do ta mbante në mend kurrë sulmin terrorist, i cili i tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën në tërësi.