De La Fuente mesazh Federatës

Futboll

De La Fuente mesazh Federatës

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 14:25
De La Fuente

Spanja ka mbyllur ndeshjen e Nations League në vendin e parë, duke konfirmuar se është një ekip pretendent në çdo turne. Trajneri i iberikëve, Luis de la Fuente, ka folur disa herë për pakënaqësitë që ka patur me Federatën në lidhje me kontratën.

“Pa një kontratë të re nuk do të mund të jem trajner. Ka vullnet nga të dyja palët dhe jam i sigurt që kur të zhvillohen zgjedhjet, më 16 dhjetor, nuk do të ketë probleme në rregullimin e gjërave”, tha De La Fuente.

Më tej, trajneri spanjoll, ka konfirmuar për mediat se ka patur mjaft oferta për të drejtuar klube të ndryshme në Spanjë. “Do të gënjeja nëse do të thoja të kundërtën dhe gjithmonë më pëlqen të eci përpara me sinqeritet”, tha De La Fuente.

“Është normale që ka pasur kontakte, por ne duhet të dëgjojmë kur është e nevojshme. Unë kam një agjenci përfaqësimi të fokusuar në të ardhmen time dhe ata dëgjojnë kur duhet të vazhdojnë, jam i lumtur të përgatitem për përzgjedhjen”, tha trajneri i Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat