Mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi pësoi një tërheqje muskulore në miqësoren e zhvilluar me Arsenal Tivat dhe u detyrua të linte fushën i dëmtuar që në minutën e 13-të.
Ky dëmtim shqetëson në radhët e kuqebluve, pasi ata kanë vuajtur shumë në këtë sezon nga ndalesa të tilla të futbollistëve.
Fillimisht u raportua se koha e rikuperimit të tij pritej të zgjatë 3-4 javë, duke e bërë kështu të pamundur pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e fundit të 2024-ës.
Por klubi i Vllaznisë dëshiron ta rikuperojë në kohë rekord mesfushorin dhe për këtë arsye ka vendosur ta dërgojë në Serbi. “Panorama Sport” zbulon se nesër Krymi do të niset atje, ku do t’i nënshtrohet kurave te klinika e specializuar e terapistes me famë, Marjana Kvaçeviç.
Është po e njëjta terapiste që ndihmoi edhe Bekim Balajn para një muaji.