Nuk dihet nëse Simone Inzagi do të bindet.
Është e qartë se trajneri I Interit nuk ka besimin absolut te Kristian Asllani, por ndoshta kjo e shtunë do të jetë ndryshe.
Zikaltërit luajnë në fushën e Veronës në Serinë A, dhe mungesa e madhe është Hakan Çalhanoglu, I lënduar në sfidën e Turqisë me Malin e Zi.
Inzagi ka tri alternativa, dhe këto janë zëvendësuesi I tij natyral, Asllani, si dhe dy lojtarë që duhet të përshtaten në rol, Barela e Zielinski.
Mesfushori shqiptar nuk ka mundur të jetë titullar në sfidat e mëparshme të këtij edicioni kur Çalha ka munguar, pasi kundër Romës dhe Jang Bojsit u aktivizua Barela, dhe ndaj Juventusit ishte Zielinski.
Gjithsesi, Asllani në atë kohë pati edhe probleme fizike, ndërsa tani është mirë dhe po luan me kombëtaren shqiptare.