Vllaznia do të luajë me Teutën ditën e shtunë në “Loro Boriçi” duel ky i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores. Gjithçka do të startojë në orën 17:00 dhe që pritet të jetë mjaft e luftuar.
Klubi shkodran ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim, ndërsa bën të ditur edhe çmimet e tyre. Por ajo që merr vëmendjen në postimin e kuqebluve nuk është çmimi i biletave, por diçka tjetër.
Në foton e postuar shihet Vllaznia në një duel me Skënderbeun, ku kuqeblutq fituan 2-0. Siç duket skuaadra e Vllaznisë ka “mbetur” pas në kohë dhe ende nuk e kanë fiksuar se këtë herë do të sfidojnë Teutën.
“VLLAZNIA - TEUTA
BILETAT NË SHITJE:
Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Premten
(Ora 10:00 – 19:00)
Të Shtunën
(Ora 10:00 – 18:00)
Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
Tek dyqani UNIVERSAL
(Ora 09:00 – 20:00)
Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit