Kosova ka dhënë shembullin më të mirë me 15 nëntor se si duhet një herë e përgjtihmonë të ndalet racizmi nëpër stadiume!
Veprimi i Kosovës, ka qenë shembullor sepse braktisja e fushës në Bukuresht, ishte i arsyeshëm e i plotfuqishëm dhe shiko dënimet e UEFA-s që i japin Rumanisë, është dëshmi se provokimet ishin të rënda ndaj kombëtares së Kosovës.
Kjo tani po i shqetëson dhe goxha i ka mërzitur mediumet në Serbi kur dihet se serbët janë të njohur për provokime të rënda veçmas ndaj shtetit të Kosovës dhe edhe ata e kanë hallin e tyre!
“Me vendim të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, Rumania fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Shqiptarët që luajnë për ekipin e futbollit të Kosovës, i cili nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, kanë vendosur të ankimojnë vendimin e UEFA-s.
Krejt papritur ata morën një aleat në atë përleshje, pasi vendimi nga Nyoni do të apelohet nga një tjetër kombëtare, e cila sheh interesin e saj në të gjithë këtë histori”, - shkruan portali rumun GSP, për çka i referohet edhe pamfleti serb “Kurir”.
Suksesi i Rumanisë në “tavolinën e gjelbër” goditi Suedinë! Federata e futbollit e Suedisë ka njoftuar se do të kërkojë shpjegim se si iu dha fitorja 3:0 kombëtares rumune.
Deri në vendimin e UEFA-s, Suedia ishte e para, me 16 pikë dhe një golaverazh plus 15.
Të mërkurën, pas vendimit të UEFA-s, Kim Kallstrom, menaxheri i Federatës Suedeze të Futbollit, tha se do të kërkonte shpjegim nga Komisioni Disiplinor se pse ia dhanë fitoren rumunëve?!
Kosova u u gjobit me 6 mijë euro, ndërsa skuadra rumune e futbollit do të paguajë deri në 128 mijë euro në UEFA dhe një pjesë e tribunave do të mbyllen në ndeshjen e radhës në Bukuresht. Kjo i ka shqetësuar edhe serbët sepse argatët e tyre, pra rumunët, do të pagujnë dënimin e rëndë.