Douglas Luiz përfaqëson deri tani zhgënjimin më të madh tek Juventus, pas blerjes së bujshme në verë për 51.5 milionë euro.
Braziliani9 ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar (Empoli dhe Lazio), duke koleksionuar vetëm 312 minuta në total në këtë sezon.
Mesfushori po has vështirësi në përshtatjen me skemat dhe filozofinë e lojës së Thiago Motta-s, duke u bërë protagonist për keq edhe të penalltive të shkaktuara në ndeshjet kundër Leipzig dhe Cagliari-t, me këtë të fundit që i ka kushtuar dy pikë të çmuara skuadrës në kampionat.
Gjithashtu, Douglas Luiz duket se nuk është përshtatur shumë mirë me ambientin në Torino, pavarësisht pranisë së të fejuarës Alisha Lehmann (lojtare e Juventus Ëomen) dhe mësohet të ketë kërkuar largimin në janar, sipas Telelombardia.
Mesfushori 26-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me bardhezinjtë verën e kaluar për pesë vitet e ardhshme me një rrogë 9 milionë euro bruto në sezon që rëndon shumë në arkat e klubit.