James nuk po bëhet rehat me lëndime

Futboll

James nuk po bëhet rehat me lëndime

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 17:00
Reece James

Mbrojtësi i kombëtares angleze dhe Chelsea, Reece James ka pësuar një tjetër lëndim radhazi dhe do të mungojë në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës angleze kundër Leicester Cityt, ka konfirmuar trajneri i Bluve, Enzo Maresca.

Këtë herë është një dëmtim muskulor.

James humbi fillimin e sezonit për shkak të një dëmtimi në kofshë, por u rikthye kundër Liverpoolit muajin e kaluar, duke luajtur gati një orë në humbjen e ligës.

Ai gjithashtu filloi ndeshjet kundër Neëcastle United dhe Manchester United, ndërsa erdhi nga stoli kundër Arsenalit para pushimit ndërkombëtar.

“Është një problem muskulor. Ai ndjeu diçka pak dhe ne nuk duam të rrezikojmë në fundjavë,” tha trajneri Enzo Maresca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat