Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka kohë që është jashtë formës dhe kritikat për të janë të mëdha në Angli.
Kritika e radhës për të vjen nga legjenda e Manchester United, Gary Neville.
Ai e kritikuar për faktin se Rashford udhëtoi drejt SHBA-së gjatë pushimve të fundit për të parë një ndeshje basketbolli.
“Unë kam shumë pak simpati për lojtarët që janë yje të jashtëzakonshëm, fuqi të madhe financiare dhe kontrata të mëdha marketingu. Ata duan atë vëmendje, kanë nevojë për të, sepse kjo është ajo që i ushqen, i bën lojtarë të mëdhenj dhe u jep adrenalinë”.
“Nuk e kam fare problem që ai të largohet gjatë pushimeve ndërkombëtare dhe nuk dua ta godas, por nuk më pëlqen kur lojtarët e kanë mendjen te marketingu. Nuk është angazhim absolut për futboll”.