Trajneri nuk e llogarit ende Brojën pas rikuperimit: Është shpejt

Futboll

Trajneri nuk e llogarit ende Brojën pas rikuperimit: Është shpejt

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 19:10
Broja

Shoun Dajç ka folur në prag të takimit që Everton do të luajë me Brentford, më 23 nëntor.

Trajneri i Everton ka zbuluar se Broja nuk do të jetë i disponueshëm për këtë sfidë.

“Është shpejt tani”, u shpreh trajneri i Everton duke bërë të ditur se Broja nuk do të jetë pjesë e sfidës së radhës.

Më vonë shtoi se pritet ta ndihmojë repartin ofensiv të tyre në Premier Ligë:

Ne kemi marrë atë këtu për të na ofruar diçka”.

Kujtojmë se Broja ka lënë pas dëmtimit, pasi ka kryer seanca të plota stërvitore. Më 25 nëntor, Everton U-21 udhëton në transfertën e Uatford U-21 dhe pikërisht aty pritet që Broja të marrë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat