Sfida mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht që përfundoi me humbjen 3:0 në tavolinë për rumunët, do të kujtohet gjatë.
Vendimi i UEFA-s do të vazhdojë të komentohet, pasi palët ndajnë mendim të kundërt.
Florent Hasani, ish-futbollisti i Tiranës që luan me Rapidin e Bukureshtit, është një lojtar për të cilin Marius Sumudica ka folur.
Trajneri i Rapidit tregon se asgjë nuk do ndryshojë në lidhje me të, ndërsa shton se sjellja e Kosovës nuk iu duk normale.
“Ai është trajtuar njësoj nga të gjithë shokët, nga ne, stafi, djaloshi bën punën e tij, nuk jam nacionalist që të bëj diferencime dhe ai praktikisht nuk është përfshirë në asgjë. Nuk kemi patur një diskutim dhe nuk dua ta diskutoj këtë problem, ai është i Koosvës, e respektoj si lojtar.
Ta lejojmë të bëjë punën e tij për Rapidin.
Është e qartë që Kosova e donte largimin nga fusha. Nuk e di pse pritën deri në minutën e fundit, me shumë mundësi shpresonin se do fitonin. Nga pikëpamja ime, çfarë ndodhi nuk është normale”, u shpreh trajneri i Rapidit të Bukureshtit.