Marcus Thuram mund të jetë largimi i radhës tek Interi. Klubi zikaltër ka kuptuar se sulmuesi ka interesin e trajnerit të Liverpool, Arne Slot.
Thuram u transferua në vitin e kaluar në Milano si lojtar i lirë dhe sot konsiderohet një nga më të mirët në kampionatin italian.
27-vjeçari me deklaratat e tij të fundit ka theksuar se ndihet i lumtur me fanellën e Interit, por kërkesat që ka mund ta nxisin të largohet.
“Calciomercato” raporton se Liverpool po e josh me pagë të lartë.
Aktualisht, Thuram tek Interi paguhet 6 milionë euro në vit.
Liverpool pritet t’i ofrojë një pagë të majme, rreth 8 mln euro në vit, rritje e konsiderueshme për sulmuesin. Interi mund ta shesë, por që të ndodhë kjo duhet një ofertë 85 milionë euro.