Serie A thuhet se ka kërkuar që afati i merkatos verore të hapet nga 1 qershori deri më 10 qershor të vitit të ardhshëm, që të lehtësojë lëvizjen e lojtarëve përpara Kupës së Botës së Klubeve, e cila fillon më 15 të atij muaji.
Në fillim të tetorit, u raportua se FIFA do të prezantojë një afat transferimit mes 1 qershorit dhe 10 qershorit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lojtarëve përpara Kupës së Botës për Klube.
Futja e një mundësie të tillë do të ndihmonte gjithashtu skuadrat të gjejnë marrëveshje me lojtarët, kontratat e të cilëve skadon më 30 qershor, data standarde për skadimin e kontratave në Evropë, e cila bie pikërisht në mes të Kupës së Botës për Klube këtë vit.
Ky do të jetë edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, i cili do të luhet çdo katër vjet, derisa i mëparshmi luhej çdo vit dhe kishte më pak klube pjesëmarrëse.