Dënohet edhe kroatët!!
UEFA ka gjobitur Kroacinë për shkak të tifozëve të saj që u sollën në mënyrë josportive në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Federata është gjobitur në total prej 24 mijë e 500 euro, për shkak të ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë në Ligën e Kombeve, ku kroatët fituan me rezultat 2:1 në Maksimir.
Ata janë dënuar me 13500 euro për hedhjen e sendeve, 3000 euro për ndezjen e flakdanëve dhe 8000 euro për bllokimin e shkallëve.