Rumunët tani e kanë një telashe tjetër, pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë drejtësi në CAS (Këshillit i Arbitrazhit Sportiv) të Laussanes.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+3, pasi që Kosova e brraktisi fushën me të drejtë për shkak të porvokimeve të rënda nga tifozët rumunë, Serbia, Serbia, Serbia.
Mediumi rumun “Sport.ro” vajton dënimin e Federatës së Futbollit të Rumanisë.
“Megjithatë, UEFA sanksionoi ashpër Federatën Rumune të Futbollit me gjoba deri në 128,000 euro.
Pala e Kosovës është shprehur e kënaqur me ndëshkimet që iu dhanë rumunëve të Mircea Luceskut nga UEFA”, shkruan mes të tjera.
Ionuț Lupescu, ish-reprezentuesi rumun, pretendon se kundërshtarët nuk do të kenë shumë gjasa në CAS dhe se rezultati do të mbetet i njëjtë. Për më tepër, Lupescu deklaroi gjithashtu se gjoba e marrë nga FRF është mjaft e lartë.
“Nuk e di se çfarë ka shkruar UEFA në këtë dosje, duhet të presim motivin dhe vetëm atëherë mund të them nëse vendimi është drastik për ne apo jo.
Kosovarët kanë njoftuar se do të shkojnë në CAS, a mund të ndryshojnë diçka atje? Normalisht që nuk kanë asnjë gjasë në CAS. Është e drejta e tyre të shkojnë atje, por normalisht nuk do të kishin mundësi të ndryshojnë asgjë.
FRF duhet të paguajë gjoba prej 128.000 eurosh. Është një shumë e konsiderueshme, me të vërtetë. Por nuk mendoj se është problem për Federatën”, tha Ionut Lupescc, transmeton mediumi rumun “sportpesurse.ro”.