Luajti për Man.United, por tani punon si postier

Futboll

Luajti për Man.United, por tani punon si postier

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 22:37
Marnick Vermijl

Marnick Vermijl bëri debutimin e tij në Manchester United në vitin 2012 nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, por tani punon në Belgjikën e tij të lindjes, si postier.  

Mbrojtësi, i cili u prezantua si një i ri shumë premtues, mbërriti në Old Trafford në moshën 18-vjeçare dhe u përdor për herë të parë në ekipin e parë dy vjet më vonë, në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Newcastle.  

Ai do të luante vetëm një ndeshje më shumë për “Djajtë e Kuq”, dy sezone më vonë me Van Gaal, në të njëjtën garë dhe përfundoi duke u larguar.  Tani, në moshën 32-vjeçare, ai luan në divizionin e tretë të Belgjikës dhe punon në dy punë. Përveçse futbollist, mbrojtësi i djathtë është edhe një postier i lumtur.  

"Jam ngopur me futbollin profesionist. Bëhesh shumë i varur nga trajneri që ke. Të gjej kënaqësinë në atë që bëj është shumë e rëndësishme për mua",- ka nisur Vermijl duke shpjeguar për gazetën "Voetbalprimeur".

 "Si postier duhet të zgjohem në orën 4 të mëngjesit, por jam në shtëpi në orët e vona të pasdites dhe mund t'i marr fëmijët nga shkolla çdo ditë. Dhe ky është një luks...",- siguroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat