“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Futboll

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 09:40
Marnick Vermijl

Talentët e mëdhenj të futbollit shpesh nuk bëhen ata që pritej prej tyre dhe e tillë është historia e ish-talentit të mrekullueshëm të Manchester United, Marnick Vermijl.

Belgu u soll në skuadrën e Manchester United nga Sir Alex Ferguson si një fëmijë pa mjekër. Një nga ekspertët më të mëdhenj të futbollit rrallëherë gabon me talentin, por ndeshjet e Vermijl në kategoritë e të rinjve paralajmëruan vërtet një karrierë të madhe.

Vermijl madje bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Manchester United duke luajtur me Wayne Rooney dhe të tjerë të mëdhenj në Old Trafford, por ai shpejt humbi statusin e tij në ekipin e parë, kështu që filluan periudhat e huazimit.

Ai luajti për NEC Nijmegen, Sheffield Wednesday, Preston dhe Schunthorpe, përpara se të kthehej në Holandë ku luajti për Maastricht.

Mirëpo, të luajturit në futbollin profesionist e “dërrmoi” atë shkaku i trajnerëve të padrejtë me të cilët punonte, ndaj në zenitin e karrierës vendosi të bëhej postier.

“Jam ngopur me futbollin profesionist. Ju jeni shumë i varur nga trajneri që keni. Gjetja e kënaqësisë në lojë ishte gjithashtu një nga faktorët për këtë vendim”, ka thënë fillimisht Vermijl për gazetën belge Nieuwsblad, duke zbuluar se i pëlqen të kalojë kohë me familjen e tij, diçka që nuk e bëri kur ishte futbollist.

“Si postier, zgjohem në katër të mëngjesit, por tani jam në shtëpi çdo pasdite dhe mund të rri me fëmijët dhe t’i marr në shkollë. Ky është një luks që nuk e kam pasur”, përfundoi belgu.

Vermijl ende nuk është larguar plotësisht nga fusha e futbollit, por luan për klubin amator Thes Sports në sistemin e ligës së ulët belge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat