Media rumune: Suedezët i bashkohen Kosovës kundër rumunëve! Kjo është ankesa

Futboll

Media rumune: Suedezët i bashkohen Kosovës kundër rumunëve! Kjo është ankesa

Nga: K. Goca Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 10:17
Kosova dhe Rumania

Vazhdon shqetësimi rumun, tani me Federatën e Futbollit të Suedisë.

“Suedia bashkohet me Federatën e Futbollit të Kosovës kundër Rumanisë:

Ka bërë ankesë. Ndeshja duhet të vendoset në fushë!", është titulli i mediumit rumun “Sport. ro”. 
“Federata Suedeze e Futbollit konteston fitoren e Rumanisë në tavolinën e gjelbër me rezultat zyrtar 3:0 kundër Kosovës.

Nordikët që e konsiderojnë veten të pafavorizuar nga mënyra se si përfunduan grupet e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Jon Dahl Tomasson e përfundoi Grupin C1 me 16 pikë dhe +15 gola diferencë, të mjaftueshme për të kaluar Rumaninë në renditjen e përgjithshme nëse ndeshja e trikolorëve kundër Kosovës do të kishte përfunduar në barazim 0:0, siç ishte rezultati para se Kosova të braktisë ndeshjen në minutën e 90+3.

Kim Kallstrom, zyrtar i federatës suedeze: “Ndeshjet duhet të vendosen në fushë!”.

"Ne jemi të vetëdijshëm se është bërë ankesë nga Kosova. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe jemi në kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Besojmë se ndeshja do të vendoset në fushë", - tha Kim Kallstrom në një mesazh të dërguar  përmes zyrtares për media Petra Thoren dhe e cituar nga “Fotboll Skanalen”.

Pse Suedia është e frustruar. Një vend minus në renditje do të thotë një mundësi më pak për play-off

Pas vendimit të UEFA-s, Suedia ra një pozicion në renditjen e fituesve të grupeve më të mira në Ligën e Kombeve, në vendin e 10-të", ka shkruar mes të tjera mediumi rumun “Sport. ro”.

Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj, ka njoftuar se do të ankohet në CAS: “Do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes dhe për të ashpërsuar ndëshkimet ndaj FRF-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat