Tjetër dëmtim te Chelsea

Futboll

Tjetër dëmtim te Chelsea

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Enzo Maresca

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Leicester në kampionat. Ai ndau me mediat lajmin se kapiteni Reece James është dëmtuar sërish dhe do të mungojë në këtë sfidë.

“Ai ndjeu diçka pranë kofshës, është një problem muskulor. Nuk dua të rrezikoj për fundjavën. E di që nuk është e lehtë, por çdo herë që ai lëndohet është edhe më keq për mua. Shpresoj mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës”, tha Maresca.

Kjo sfidë është e veçantë për trajnerin italian, që rikthehet në Leicester, ekip që e drejtonte vjet: “Jam i emocionuar por edhe mirënjohës për Leicester-in, sepse ka qenë një sezon fantastik. Ata janë njerëz që kujdesen, si pronari ashtu edhe familja e tij”.

“Ne dimë të sulmojmë më mirë se sa po bëjmë dhe mund të mbrohemi më mirë. Janë vetëm pesë klube që kanë pësuar më pak gola se ne, kështu që në mbrojtje ndoshta po bëjmë mjaft mirë. Nuk e di pse njerëzit mendojnë se ne mbrojmë keq”, tha Maresca.

“Një objektiv për të ardhmen është që Palmer dhe Joao Felix të luajnë së bashku, i cili ka bërë shumë mirë me ne që nga dita e parë. Problemi i vetëm është gjetja e ekuilibrit. Ata që do të hyjnë në fushë kundër Leicester nuk do të jenë në 100%, ata janë qenie njerëzore”, tha Maresca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat