Drejtori Sportiv i Bayern Munihut, Christian Dreesen, foli për çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit dhe në veçanti për kontratat e Musialës dhe Kimih, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Vinsent Kompany.
“Unë nuk dua të vendos një kufi kohor në lidhje me të ardhmen e tyre. E rëndësishme është që të arrihet një marrëveshje edhe nëse ajo nuk ndodh deri në fund të këtij viti”, tha shefi i klubit bavarez.
Më tej, Dreesen shpreson se këto biseda të para midis Maks Eberles dhe Kristof Frojnd do ta bëjnë Musiala të rinovojë.
“Musiala është një nga fytyrat e së ardhmes së Bajernit, së bashku me Pavloviçin dhe Xhoshua Kimih. Këta lojtarë duhet të formojnë klubin tonë”.
Kontrata e Musialës skadon në verën e vitit 2026 dhe lojtari ka lënë të kuptohet se ai mund të marrë një vendim deri në dimër. Situata është ndryshe për Kimihun, i cili mund të largohet në qershor, kur dhe i skadon kontrata aktuale.
“Ne kemi thënë tashmë publikisht se duam të fillojmë sa më shpejt negociatat me të për një zgjatje të kontratës. Do të doja që ai të vazhdojë të jetë një nga shtyllat e ekipit tonë”, tha CEO i Bayernit.
Në lidhje me transferimin e mundshëm të Florian Virtz nga Bajer Leverkuzeni, Dresen u tregua i kujdesshëm.
“Gjithmonë duhet të jetë në interesin e Bajernit që të ketë lojtarët më të mirë gjermanë në skuadrën e tyre, por çdo gjë duhet të ketë kuptim nga pikëpamja ekonomike,” than ë fund Dresen.