Kristjan Asllani do të hidhet në fushëne lojës me shumë shanse kundër Veronës.
Trajneri i Interit me shumë ‘udhëkryqeve’ detyrohet t’i besojë legjionarit.
Simone Inzaghi duhet të përballet me ‘hallet’ e Hakan Calhanoglu, që me shumë mundësi nuk do të jetë në ‘Bentegodi’. Playmakeri turk është një 'ingranazh' me rëndësi në mesfushë, por tekniku nuk dëshiron të rrezikojë.
Kështu, e gjithë barra e organizimit bie mbi Asllanin. Shqiptari është thirrur nga italiani të zëvendësoj turkun sa më mirë të jetë e mundur. Kjo është dhe arsyeja pse u ble nga klubi zikaltër, për t’i dhënë frymë repartit të mesfushës.
Detyra mbetet e vështirë, pasi nga lojtari i Kombëtares kërkohet besueshmëri dhe cilësi në qendër të fushës.
Mediat italiane theksojnë faktin se ky është momenti i sprovës së ‘yllit’ të Kombëtares Shqiptare.
Mediaset është shprehur me fjalë akoma më me peshë si: ‘O sot, o kurrë’. Ata e quajnë elbasanasin ‘regjisor’ dhe ndeshja ndaj Veronës vendos fatet e lojtarit për tërë sezonin tek Interi.