Kombëtarja e Kosovës ka mësuar rivalin e play – off-it të Ligës së Kombeve, në shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës.
Kosova ka mësuar rivalin sot ku do të takohet me një rival të papërshtatshëm, Islandën.
Ndeshja e parë Kosova – Islanda do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 20 mars.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri ditësh.
Një kombëtare e fortë por një mundësi e mirë e Kosovës për t'u ngjitur në Ligën B.
Ballafaqimet e play-off-it e Ligës B - C, ndeshjet luhen në mars
Kosova - Islanda
Bullgaria - Irlanda
Armenia - Gjeorgjia
Sllocakia - Sllovenia
Kosova dy herë është takuar me Islandën deri me tash në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2018.
Më 24 mars 2017 në Shkodër: Kosova – Islanda 1:2
Më 9 tetor 2017 në Rekjavik: Islanda – Kosova 2:0
Çerekfinalet e Ligës A
Holanda - Spanja
Kroacia - Franca
Danimarka - Portugalia
Italia - Gjermania
PLay - off-i i Ligës A - B të Kombeve
Turqia - Hungaria
Ukraina - Belgjika
Austria - Serbia
Greqia - Skocia
Ballafaqimet e play - Off-it Liga C - D
Gjibraltari - Letonia
Malta - Luksemburgu