Nagelsmann është i duhuri, Gjermani planifikon të rinovojë kontratën me trajnerin!
Julian Nagelsmann rinovoi kontratën me Gjermaninë më 19 prill. Federata Gjermane e Futbollit në atë kohë njoftoi përmes një deklarate zyrtare:
"Julian Nagelsmann do të mbetet trajner i kombëtares gjermane edhe pas Kampionatit Evropian që do të luajmë në shtëpi.
Kjo u vendos unanimisht nga Asambleja e Përgjithshme e DFB. Kontrata e re e trajnerit 36-vjeçar do të zgjasë deri në përfundimin e Kupës së Botës së ardhshme të FIFA-s në vitin 2026, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë”.
Një vlerësim për punën e shkëlqyer të bërë deri atëherë. Gjermania është rritur më tej në muajt e fundit: vetëm një episod i diskutueshëm e eliminoi atë nga kampionati evropian (në kohën shtesë në çerekfinale kundër Spanjës) dhe përparimi i tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve ishte vërtet emocionues, me një dominim absolut në grupi që përfshinte gjithashtu Holandën, Hungarinë dhe Bosnjën.
Shifra të rëndësishme, që mund të çojnë në një marrëveshje të re me trajnerin: sipas Bild, Federata tashmë është gati t'i paraqesë Nagelsmann një propozim të ri rinovimi, për të planifikuar në plan afatgjatë dhe për të punuar së bashku deri në të paktën 2028. Ish-trajneri i Bayerni është gati të thotë po.