Dikur nuk gjenin bileta për ta pa Prishtinën e famshme, Prishtinën e gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, kur lozni emra të mëdhenj dhe gjunjëzonin skuadrat si Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit, Partizanin e Beogradit, Cërvena Zvezdën e Beogradit etj.
Favzi Rama e Faton Domi, sot 37 vite që humbën jetën tragjikisht në Volljakë të Klinës në një aksident komunikacioni, të cilët ishin duke u kthyer pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi.
Rama luante në Liri e Domi në Vëllaznim që garonin në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.
Rama e Domi, legjenda që e futen Prishtinën në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, duke qenë pjesë e kësaj skuadre për katër vite rresht në këtë rang elitar para se të shkojnë njëri në Liri e tjetri në Vëllaznim.
Emra që u harruan!
Këtë nuk e meriton Favzi Rama e Faton Domi! Nuk harrohen legjendat.
Ku është klubi i futbollit Prishtina, Liria e Prizrenit, Vëllaznimi i Gjakovës, që sot nuk e marrin mundin të organizojnë një turne për emra të mëdhenj!
Dukagjini i Klinës ka kryer punën e vet edhe pse ky klub më shumë ka qemë pjesë e këtij turneut në shenjë solidariteti për dy legjendat që humbën jetën në komunën e Klinës përkatësisht në fshatin Volljakë.
Ku është Federata e Futbollit e Kosovës?
A është ky turne zyrtarisht në kalendarin e FFK-së apo është në regji private?
Po të ishte në kalendar të FFK-së do të organizohej tani por fatkeqësisht nuk është nën ombrellën zyrtare të FFK-së.
Rama e Domi janë legjenda, nuk kanë qenë çfarë do lojtarë, që sot t’i lënë në harresë dhe mos t’i respektojmë.
Kur luanin këta protagonistë stadiumi i Prishtinës tubonte rreth 40 mijë shikues, edhe sot gjeneratat e vjetra e të mesme flasin me përmallim: “Eh Favzi Rama kur i shkonte lojtarit kundërshtar, ai as që guxonte t’i afrohej topit”.
Pse po i harrojmë e i hedhin anash emrat e mëdhenj? Një ditë edhe Fadil Vokrrin kemi me harruar! Dhe do të pyesin kush na ishte ai? Sepse kësaj rruge po shkojmë.
Kosova nuk i ka 10 mijë legjenda, pak ka, që numërohen në gishtërinj. Kohërat e tyre festonin e emocionoheshin, sot i kemi lënë në harresë.
A harrohen Favzi Rama e Faton Domi?
Ku jeni FC Prishtina, FC Liria e FC Vëllaznimi, klube me renome që në vend që turneun “Rama – Domi” ta lartësoni e fuqizoni, sot 22 me nëntor nuk ka as turne për ta!
Ku është FFK që nuk e ka as në kalendar zyrtar të saj? Këta janë emra të mëdhenj, emra që nuk harrohen, emra që na sollën krenarinë në vitet e arta, në vitet e 80-ta!
Ku është federata edhe ku mbeten këta që janë gjallë nga gjenerata e artë?
Nuk harrohen emrat e mëdhenj, sepse kështu e zhdukim historinë.