Sonte rikthehen ndeshjet e futbollit evropian pas një pauze prej dy javësh.
Fatkeqësisht Shqipëria dhe Kosova nuk arritën t’i përmbushin pritshmëritë e tyre.
Në Francë, Gjermani dhe Spanjë rifillon kampionati, ndërsa Anglia dhe Italia e fillojnë nesër.
Monaco pret Brest në shtëpi dhe PSG takohet me Toulouse, në Bundesliga Bayerni pret Augsburgun, ndërsa në La Liga spikat ndeshja Getafe – Valladolid.