Napoli ka mposhtur konkurencën dhe ka siguruar një përforcim të mundshëm nga Empoli.
Gazeta “Il Mattino” ka shkruar për këtë temë mëngjesin e sotëm, sipas së cilës klubi napolitan tashmë ka arritur marrëveshje me Ardian Ismajlin.
Palët kanë rënë dakord dhe mbrojtësi shqiptar do të lirohet nga klubi i presidentit Corsi më 1 korrik.
Por nuk mund të përjashtohej as një ardhje e mundshme e mbrojtësit në dispozicion të Contes që në janar, me një “likuidim” që do të lejonte Empolin të fitonte diçka nga shitja e kartonit të tij.