Ish portieri rumun Rica Raducanu e ka tepruar me një deklaratë ndaj kombëtares së Kosovës, për çka edhe iu ka kundërpërgjigjur fuqishëm legjenda e futbollit tonë, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti.
Legjenda e futbollit tonë ia ka përplasur fytyrës disa fjalë Rica Raducanus duke ia treguar historinë tonë.
“Ish- portieri rumun, Rica Raducanu,, me deklaratë irrituese - anti sportive e njerëzore, aq më tepër që del nga goja e një kolege me famë.
Po citoi: “Nëse loja me Kosovën do të luhej në kohën tonë, në do të hynim në zhveshtore dhe do t’i rrihnim”…!?
Nuk munden me marrë me mend, që portieri ma i miri i të gjitha kohërave në Rumani si ju Raducanu t’i thoni ato fjalë të shëmtuara!
Nuk e di Rice pse e ule veten aq keq me ide e këshilla antisportive e njerëzore. Ju, e dini apo nuk doni ta dini se populli ish Jugosllav e përjetoi një tmerr- një luftë 10 - vjeçare e më shumë viktima, dhunime e shkatërrime, e dini se edhe kush ishte agresori?
Po ju rikujtoi kolegu im, apo e dini?! Kosova ishte në prag të shfarosjes, mbi 14 mijë viktima e 20 mijë gra të dhunuara, mbi 1.5 milionë të dëbuar etj. Edhe pse edhe ata pak banor që mbetëm në Kosovë ne nuk e ndalëm lojën e futbollit - në kushte mizore.
Shumë herë u rrahëm e u maltretuam, por as nuk u ndalem. Nga mesi i futbollistëve i kemi dhjetëra heronj që mbrojtën pragun e shtëpisë etj.
Sportistet e mëdhenjë si Beckenbauer, Ronaldo e shumë tjerë me nam e na vizituan pas lufte po edhe shumë na ndihmuan moralisht e materialisht në kapërcimin e gjendjes nokdaun. Duke iu falënderuar NATO-s, shteteve mike me shpejtësi e hapëm derën e lirisë, derën e UEFA-s e FIFA-s. Në vend që t’i miku im si sportist i madh, me butësi e inteligjencë të ndikosh në uljen e gjakrave, të bëjmë kërkim-falje njeri tjetrit, t’i hedh benzinë në flakë.
T’i rreshtojmë gjërat e bukura që dalin nga gjuha e bukur shqipe e fjala më e ëmbël: Bukur-esht (nga atdhetarët që vepruan).
Në jemi në një moshë të shtyrë apo jo që nga ne do duhej veprime e vetëm fjalë të mira Si një koleg i juaj i pranoi faljet, sportistët e mëdhenj mbesin përherë shpirt bardhë”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.