Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur vendin dhe sidomos botën e futbollit në Shqipëri.
Cani ishte futbollist në kampionatin e moshave ku së fundmi aktivizohej me Dinamon U15, por me një të shkuar te Partizani.
Pikërisht të vegjlit e kuq kanë bërë ditën e sotme një gjest fantastik për nder të Martin Canit.
Në ndeshjen Partizani U15 – Pepa U15, një nga lojtarët e Partizanit, Joni Gjoci ia dedikoi golin e shënuar 14-vjeçarit që u vra.
Pasi shënoi gol, Gjoci festoi me një bluzë ku ishte e stampuar foto e Martin Canit. Një gjest mjaft i bukur nga ish-shokët e tij të ekipit që u vlerësua me duartrokitjen e të pranishmëve në stadiumin “Arena e Demave”.