Partizani emocionon me gjestin për 14-vjeçarin që humbi jetën

Futboll

Partizani emocionon me gjestin për 14-vjeçarin që humbi jetën

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 18:35
Ekipi i Paritzanit duke festuar me bluzën e Martin Canit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur vendin dhe sidomos botën e futbollit në Shqipëri.

Cani ishte futbollist në kampionatin e moshave ku së fundmi aktivizohej me Dinamon U15, por me një të shkuar te Partizani.

Pikërisht të vegjlit e kuq kanë bërë ditën e sotme një gjest fantastik për nder të Martin Canit.

Në ndeshjen Partizani U15 – Pepa U15, një nga lojtarët e Partizanit, Joni Gjoci ia dedikoi golin e shënuar 14-vjeçarit që u vra.

Pasi shënoi gol, Gjoci festoi me një bluzë ku ishte e stampuar foto e Martin Canit. Një gjest mjaft i bukur nga ish-shokët e tij të ekipit që u vlerësua me duartrokitjen e të pranishmëve në stadiumin “Arena e Demave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat