Legjionari shqiptar tund rrjetën në Izrael

Futboll

Legjionari shqiptar tund rrjetën në Izrael

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 18:36
Erisildo Smaci

Shqiptari që luan në Izrael po stërvitet fortë për të qenë në kondicionin e duhur.

Erisildo Smaci, i cili është aktivizuar më përpara në Superiore për llogari të disa klubevee, tashmë e gjen veten në shtetin e luftës.

Shqiptari luan për një klub si Bnei Yehuda, i cili militon në ligën e parë izraelite.

Skuadra izraelite në televizionin e ekipit ka shpalosur pjesë nga stërvitja e përditshme. Në të shihet dhe Smaci duke kryer vrapime dhe duke dhënë maksimumin në fushë.

Erisildo po përpiqet të jap çdo gjë në aventurën në Lindjen e Mesme. Në Shqipëri ai ka mbajtur veshur fanela të rënda si ajo e Dinamos apo edhe të Partizanit.

Pikërisht, para se të largohej nga vendi për herë të fundit luajti për llogari të “Nëndetëses Blu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat