Juventusi pritet të jetë klubi më i zënë gjatë merkatos së janarit 2025, me tre lojtarë të Chelseat që janë të lidhur me një transferim në Turin.
Gjiganti italian do të kërkojë të paktën një mbrojtës të ri në janar, me Bremer dhe Cabal që kanë pësuar lëndime të rënda dhe nuk do të kthehen më në aksion këtë sezon.
Emri ish-lojtarit të Interit dhe tashmë të PSG-së, Milan Skriniar është përmendur që të jetë në krye të listës së Juventusit, por edhe disa qendërmbrojtës të tjera janë në radarin e “Zonjës së Vjetër”.
Ndër ta është edhe Benoit Badiashile i Chelseat, sipas një raportimi të “Gazzeta dello Sport”.
“Blutë e Londrës” kanë edhe dy lojtarë të tjerë që kanë tërhequr vëmendjen e Juventusit, Ben Chilëell dhe talenti italian, Cesare Casadei.
Sipas “Tuttosport”, Chilëell do të ishte një zëvendësim për Juan Cabal, i cili më së shumti këtë sezon kishte luajtur në anën e majtë të mbrojtjes.
Në të njëjtën kohë, Casadei, lojtari i fundit i lidhur me një kalim në “Allianz Stadium” parashihet të jetë zëvendësim për Nicolo Fagiolin, në rast se ky i fundit largohet nga klubi gjatë janarit.