Ka shumë vendime të çuditshme në futboll – por asnjë më e çuditshme se të pranosh një punë të trajnerit pa pasur lojtarë.
Kjo ështe sfida me të cilën po përballet ish-mesfushori i shumë klubeve angleze, Adrin Forbes, drejtori i parë sportiv i Texoma FC.
45-vjeçari ka lënë punën e tij te akademia e Luton Town, për të lëvizur drejt SHBA-së te klubi pa asnjë lojtar.
Texoma e ka siguruar në USL League One për sezonin e ardhshëm, dhe Forbes jo vetëm që duhet të gjejë lojtarë për ekipin e tij, por ka edhe përgjegjësinë e të qenit trajner.
“Tani jam duke e ndërtuar skuadrën që do ta udhëheq vetë, diçka që nuk e sheh në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë ai për “BBC Sport”.
“Nuk e di nëse do ta shkarkoj veten time. Nëse pas ndeshjeve të para nuk do të kem rezultate të mira, do të kem një bisedë me veten timë”, ka shkuar Forbes për mediumin anglez.
Forbes kaloi pesë vite goxha të mira te Luton, duke provuar nga trajner i grupmoshave e deri tek ekipi i parë, derisa për një kohë ishte edhe ndihmëstrajneri i Nathan Jones.
Mirëpo, të gjithë mund të kenë pyetjen e njëjtë… Si i erdhi mundësia të jetë trajner e drejtor sportiv përtej Oqeanit Atlantik?
“Papritur e mora një mesazh në LinkedIn nga një zotëri në Texas. Ai e përmendi për të nisur një ekip të ri, dhe se donin të kishin një lidhje mes Luton Town dhe franqizës së re në SHBA, Texoma FC”, tha ai tutje për “BBC Sport”.
Ai shtoi se Lutoni nuk ishin të interesuar për t’u përfshirë me klubin në ardhje nga SHBA-ja. Kur shkoi për t’ia kumtuar lajmin, atij iu ofrua puna në klub, dhe siç thotë ai “ishte një oferë shumë e mirë për t’u refuzuar”.
Ndonëse të lëvizësh në SHBA është emocinuese për çdokë, Forbesin e pret një punë e madhe.
“Jemi në gjysmë të ‘ndërtimit’ të gjithçkaje. Sezoni nis në fillim të muajit mars dhe puna ime e parë është të nënshkruaj me një lojtar”, tha ai./