Problemet

Futboll

Problemet

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 22:53
Ernest Muçit

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e Kombëtares do t’i kushtojë Ernest Muçit minimumi dy javë.

Kujtojmë që sulmuesi kuqezi u dëmtua në sfidën e fundit që Shqipëria humbi 1-2 përballë Ukrainës.

Problemet në kofshën e majtë dhe hemorragjia e brendshme nuk do ta lejojnë Muçin që të jetë menjëherë i gatshëm me Besiktas.

Atij i duhen disa ditë kohë për t’u rikuperuar që më pas të rikthehet normalisht në fushën e lojës.

Mediat turke raportojnë se lloji i dëmtimit të pësuar nga Muçi mund ta lërë jashtë minimumi dy javë. Megjithatë ende nuk ka një datë fikse. Te Besiktas shpresojnë që ‘ylli’ shqiptar të jetë gati për derbin ndaj Fenerbahces, më 7 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat