Pas gjestit të pahijshëm në Spanjë, Vedat Muriqi kërkon falje

Futboll

Pas gjestit të pahijshëm në Spanjë, Vedat Muriqi kërkon falje

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 23:18
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi mori karton të kuq në fitoren e Mallorcas 3:2 ndaj Las Palmas sonte.

Ai ia tregoi gishtin e mesëm lojtarit kundërshtar, me ç’rast u ndëshkua direkt me karton të kuq.

E nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kërkimfalja nga sulmuesi ynë..

“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme.

E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime.

Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit.

Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat