Trumçi shpreson në fitore në Manastir

Futboll

Trumçi shpreson në fitore në Manastir

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 23:22
Aleksander Trumçi

Shkëndija e Tetovës të dielën janë udhëtues në Manastir për duelin e xhiros së  15-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut përballë Pelisterit.

Kjo do të jetë ndeshja e parë pas dy javëve, derisa pauza kampionale na shërbeu për rikuperim të forcave dhe dëmtimeve.

Mbrojtësi i djathtë Aleksander Trumçi ka folur për mediat në vigjilie të kësaj përballje. 

Ndeshja Pelisteri-Shkëndija zhvillohet të dielën në stadiumin “Petar Milloshevski” në Manastir me fillim në orën 17:00. 

Rikthehemi në aksion…

Aleksander Trumçi: “Kemi atmosferë shumë të mirë në skuadër dhe pauza na ka bërë mjaft mirë për të marrë pak veten nga orari i ngjeshur si dhe për përgatitjen e lojtarëve që u kthyen nga lëndimet. Kemi punuar mirë në aspekt psiqik dhe fizik të kompletuar si grup presim këtë transfertë të vështirë. Analiza tregon se na pret një ekip serioz, por ne do të bëjmë detyrat tona dhe duke dhënë maksimumin besoj të fitojmë ndeshjen.”

Hera e parë që do luash në qytetin e alfabetit…

Aleksander Trumçi: “Po e vërtetë, dje ishte dita e alfabetit dhe përfitoj nga rasti për të uruar gjithë shqiptarëve këtë ditë të shënuar. Patjetër që është një motiv shtesë që të shkojmë në Manastir dhe të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje. Është një stadium ku do ketë shumë publik, ndeshja luhet me drita dhe sigurisht se gjithë këto janë motive shtesë për ne.”

Provokimet eventuale nga publiku…

Aleksander Trumçi: “Ne nuk merremi me tifozët, ne duhet të bëjmë punën tonë dhe ajo ka të bëjë vetëm në fushë dhe normal që jemi të përgatitur për çdo situatë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat