Të dielën në stadiumin e Çairit, FC Shkupi do të mirëpret Sileksin.
Kjo ndeshje i takon javës së 15-të në elitën e futbollit maqedonas, ndërsa në prag të këtij takimi, drejtuesit “bardheblu” vijnë me një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët.
“Të njëjtit kanë marrë vendim që ndeshja e nesërme kundër Sileksit, por edhe ajo e javës së 17-të kundër Struga Trim Lum, në stadiumin e Çairit të zhvillohet me dyer të hapura.
Kjo vazhdon vetëm për tribunën e vjetër, ndërsa në tribunën e re, të vendosur do të jenë një pjesë e mysafirëve, bashkë edhe me pronarin e ri, i cili do të ndjek këtë ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën tonë.
Ndeshja FC Shkupi-Sileksi do të startojë në ora 13:00, ndërsa luten gjithë tifozët që të vijnë të paktën gjysmë ore më herët, kjo për shkak të tollovisë që mund të krijohet para hyrjes së vetme të stadiumit.
E diela do të jetë gjithashtu një festë e madhe për grupin e tifozëve tanë “Shvercerat”, që festojnë 35 vjetorin e themelimit.
Dashuri që nuk shuhet kurrë”, njofton FC Shkupi.