Festat e nëntorit kanë nisur që disa ditë te skuadra e Shkupit, kjo pasi përveç festave zyrtare që do të janë, brenda këtij muaji tifo grupi “Shvercerat” feston 35 vjetorin e themelimit, ndërsa gjithashtu skuadra po bëhet me pronar të rinj.
"Janë këto lajme të mira për skuadrën tonë, që në vazhdën e këtyre festave, dëshiron ti vazhdojë të njëjtat edhe me një fitore të dielën kundër Sileksit.
Pas një serie jo të mirë të rezultateve, pauza ndërkombëtare na bëri mirë si skuadër, pasi kishim kohën e mjaftueshme për të përgatitur për ndeshjen kundër Sileksit", njofton FC Shkupi.
“Pas kësaj pauze, dalë nga dalë e kemi marrë veten si ekip. Besoj se na ka bërë mirë kjo minipauzë për shkak ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses së vendit.
Përgatitjet po shkojnë mirë, gjithçka po shkon sipas planit, ashtu që e jona është të zbresim të fushë dhe të japim më të mirën nga vetja. Shpresoj që nga kjo ndeshje të dalim me një rezultat pozitiv, pavarësisht se Sileksi ndodhet në një formë të mirë.
Ne jemi Shkupi dhe në çdo ndeshje luajmë për të fituar. Sinqerisht na nevojitet fitorja në këtë ndeshje, për më tepër që të rikthejmë atmosferën pozitive, por e rëndësishme është që me fitore të ju urojmë 35 vjetorin tifozëve tanë besnik “Shvercerave”. – u shpreh sulmuesi Xhemal Ibishi.
Ndeshja midis FC Shkupit dhe Sileksit në program është të dielën me fillim në ora 13:00, ndërsa informojmë gjithë tifozët se hyrja do të jetë falas.