Ka folur ndihmëstrajneri i Struga Trim Lum, Bashkim Livoreka, në prag të ndeshjes me AP Brera. I njëjti flet për çështje të ndryshme në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm që do ta zhvillojmë në Strumicë…
Ndihmëstrajneri Bashkim Livoreka flet rreth përgatitjes së skuadrës gjatë kësaj pauze dy javore për ndeshjen me AP Brera
Struga Trim Lum ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që vjen pas një pauze dy javore. Kundërshtarë i radhës është AP Brera, një kundërshtarë shumë i papërshtatshëm, që në ndeshjen e fundit kampionale në Tetovë, i shënoi plotë 3 gola Shkëndijës.
Se si rrodhi pauza ndërkombëtare brenda kampit “bardhekuq”, fletLivoreka.
“Pauzat si zakonisht janë të lodhshme pasi që ato janë si një mini përgatitje dhe kanë një ngarkesë psikologjike, kur e dimë se lojtarët kthehen nga një pauzë 2 apo 3 ditore. Kështu që ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm në punën që do të bëjmë mbas kësaj pauze”.
Angazhimi i futbollistëve?
“Po, jemi shumë të kënaqur pasi që patëm një seri të mirë dhe disponimi në skuadër ishte shumë i mirë. Në një atmosferë të tillë pune, gjithçka shkonte mirë dhe mendoj se të gjithë futbollistët kanë dhënë më të mirën nga vetja në këtë fazë të përgatitjeve, ku kishim më shumë kohë për shkak ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses së vendit”.
AP Brera…?
“Gjatë kësaj pauze kemi pasur kohë edhe më mirë të analizojmë kundërshtarin, në këtë rast AP Brera. Mund të themi se është një skuadër shumë e papërshtatshme, ashtu që duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Jemi në një seri të mirë, ndaj shpresojmë ta vazhdojmë atë seri edhe pas kësaj pauze”.
Statistikat…?
“Personalisht nuk ju besoj dhe nuk bazohem aspak në statistika. Ato janë vetëm numra, ashtu që për të fituar ndeshjen duhesh të japësh më të mirën në fushë. Besojmë në lojtarët tanë, dhe mendoj se të njëtit si zakonisht do të japin më të mirën nga vetja për të marrë maksimumin edhe në këtë udhëtim”.