Besa e Dobërdollit do të ballafaqohet me Rabotniçkin në Shkup, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Një ndeshje shumë e vështirë por Besa shpreson në rezultat pozitiv.
Takimi luhet nesër në orën 13.00.
Futbollisti Ilirid Ademi, shpresoin në rezultat pozitiv.
“Pas pauzës së kombëtareve, skuadra ndjehet e freskët dhe e mbushur me energji të re.
Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe kemi një besim të madh te njëri-tjetri.
Po i qasemi ndeshjes me fokus të plotë dhe një objektiv të qartë që të japim maksimumin dhe të dalim me rezultat pozitiv.
Kemi punuar shumë në periudhën e fundit dhe jemi të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.
Si individ, vazhdoj të përmirësoj aspektet e lojës time dhe të kontribuoj më shumë për skuadrën, duke kërkuar gjithmonë mundësi që të na çojnë drejt fitoreve.
Shpresojmë të arrijmë suksesin që na takon”, tha Ademi.