Rabotniçki i Shkupit sot nga ora 13:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të përballet me Besën e D Dobërdollit në javën e 15-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“Romantikët” pas disfatës Strugë, tani dëshirojnë të kthehen në ritmin pozitiv dhe të vazhdojnë betejën për kreun e tabelës.
“Dëshirojmë ta hapim me sukses këtë cikël të ri pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtares.
Kemi punuar mirë në periudhën e kaluar dhe shpresojmë që do të sjellë rezultate edhe në fushë.
E respektojmë skuadrën e Besës, por do të mundohemi t'i mbajmë pikët në Shkup. Ne luajmë në shtëpi dhe nuk e fshehim se duam të fitojmë” – thotë futbollisti i Rabotniçkit, Besir Demiri.