UEFA ka vendosur që Rumania të jetë ekipi fitues (me rezultat zyrtar 3:0) në ndeshjen me Kosovën, por kombëtarja rumune mori një ndëshkim financiar prej 128 mijë eurosh.
“UEFA njoftoi gjithashtu se ndeshja e parë në shtëpi do të luhet pa tifozë”, ka shkruar media rumune “Prospoprt”.
“Konkretisht bëhet fjalë për ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026 që do të nisë në mars të 2025-ës.
Duhet theksuar se ndeshjet në kualifikueset e Botërorit 2026 luhen nën udhëheqjen e FIFA-s, ndërsa ndëshkimi është marrë nga UEFA.
FRF është në pritje të arsyeve të vendimit dhe një njoftim zyrtar që do të përcaktojë qartë kushtet në të cilat duhet të zbatohet ndëshkimi për të luajtur një ndeshje pa spektatorë”, ka shkruar media rumune.
“Pezullimi do të zbatohet për ndeshjen e ardhshme zyrtare në të cilën Rumania është mikpritëse", - thanë zyrtarët e UEFA-s, sipas “Fanatik".