Ky ka qenë një sezon me hope për Realin e Madridit. Përtej suksesit në finalen e Superkupës së Europës kundër Atalantës, në La Liga dhe në Ligën e Kampioneve, skuadra nuk ka pasur vazhdimësi në lojë dhe në rezultate.E megjithatë, “Los Blancos” janë aty jo shumë larg Barcelonës dhe jo shumë larg objektivit për të vijuar më tej në Europë. Dhe sulmuesi i Realit, Vinicius Zhunior ka shtyrë ekipin për një sforco këtë fundviti, ku luhet veçanërisht pozicioni i ekipit në Ligën e Kampioneve, por dhe rivaliteti me Barcelonën në Spanjë.
Braziliani siguroi se po “punojnë fort për të fituar ndeshjet e rëndësishme” që kanë deri në fund të vitit, si vizita në Liverpul apo në Bergamo në Champions League apo Kupa Interkontinentale në Doha (Katar, më 18 dhjetor), përveç ndeshjeve të La Liga në të cilat, me një ndeshje më pak, janë gjashtë pikë prapa Barcelonës. Këtë deklaratë, Vinicius e ka bërë pasi u shpall lojtari më i mirë i Realit për tetorin.
“Jam shumë i lumtur me dashurinë e të gjithë tifozëve të Realit dhe ky çmim është një burim krenarie për mua. Ne po punojmë shumë për të fituar ndeshjet e rëndësishme që po vijnë tani”, tha Vini pas tërheqjes së çmimit.
Vinicius e fitoi çmimin duke shënuar pesë gola në pesë ndeshjet që luajti.
“Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit për të ndihmuar ekipin. Është momenti për të ndezur motorët në maksimum”, tha braziliani.