Bilanci i ndeshjeve të deritanishme mes Struga Trim Lum dhe Brera është i barabartë, teksa dallon vetëm golaverazhi, që flet në anën e Strugës.
“Nga 5 fitore numërojmë secila skuadër, derisa 5 ndeshje tjera janë mbyllur me barazime.
Nëse ju referohemi dy ndeshjeve të fundit që kemi zhvilluar në Strugë, neve ishim superior, duke regjistruar dy fitore me një gol-averazh 5:1.
Mirëpo kujtimet nuk janë të mira nga ndeshja e fundit e zhvilluar në Strumicë, aty ku ishim mundur me shifrat 2:1. Një gjë e tillë kishte ndodhur pak më shumë se para një viti, derisa fitoren e vetme në fushën e kundërshtarit tonë të rradhës e kishim regjistruar shtatorin e vitit 2022, kur falë golave të shënuar nga Bunjamin Shabani, Besart Ibraimi dhe Zija Merxhani, kishim regjistruar fitore 3:0.
Njëherit është kjo fitorja më e thellë e skuadrës tonë në përballjet ndaj AP Brera, ndaj së cilës skuadër të dielën do ta zhvillojmë ndeshjen e 16-të kampionale.
Pushimi ndërkombëtar na siguroi një hapësirë prej dy javësh për të provuar të aftësojmë disa nga futbollistët e dëmtuar të skuadrës tonë në prag të ndeshjes kundër AP Brera të dielën.
Lidhur me gjendjen momentale të futbollistëve të dëmtuar, ka folur ndihmës trajneri Bashkim Livoreka.
“Sa u përket futbollistëve të lënduar, Bojku dhe Shabani dalë nga dalë kanë filluar të bashkëngjiten me grupin, por me një tempo më të vëmendshme dhe përparimi i tyre na jep shpresë për në vijim, kurse Hadisi është në post rehabilitim dhe atë e presim së shpejti të na bashkëngjitet”.
Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën, përfshirë këtu edhe treshen Bojan Ilievski, Shaban Zenku dhe Bekim Kamberi, që kishin obligime me ekipet përfaqësuese të Maqedonisë.
Ilievski ishte pjesë e kombëtares “A” të Maqedonisë, duke luajtur minutat e tij të para me fanellën “verdhekuq” në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, ndërsa Zenku dhe Kamberi morën minuta të konsiderueshme në dy ndeshjet kundër Kosovës”, ka njoftuar FC Struga.