Aleksandar Grujoski nga Kërçova do të drejtojë ndeshjen e tij të 10-të këtë edicion në Ligën e Parë të Maqedonis së Veriut, dhe të tretën ndaj AP Brera.
Ndryshe takimi i sotëm mes Struga Trim Lum dhe Brera do të jetë i pari që Grujoski do të të na referojë në këtë kampanjë, dhe i dyti në përgjithësi në ndeshjet ndaj AP Brera.
“Grujoski na kishte sjellë fat në ndeshjen e parë të referuar me 4 shtator kundër AP Brera, pasi në atë ndeshje neve kishim triumfuar me shifrat 3:0.
Njëherit kjo është edhe fitorja e vetme ndaj këtij kundërshtari në Strumicë, aty ku shpresojmë që Grujoski të na sjellë fat edhe në takimin e së dielës”, njofton FC Struga.
Arbitër kryesor: Aleksandar Grujoski
Asistentë: Zoran Jankullovski, Davor Cvetanoski
Arbitër i katërt: Marjan Stojanovski
Delegatë: Bllagoja Petrov
Kontrollues: Zoran Nikollovski
Ndeshja midis AP Brera dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet sot në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë me fillim në ora 13:00.