Bardheblutë kanë vetëm një ndeshje në Superiore kundër ekipit të Bordinit, të mbushur me shumë ish-lojtarë kryeqytetas, duke filluar nga Lulaj, Hila, Hasani e Greca.
Për këtë sfidë, trajneri i Tiranës ka mundësi të zgjedhë skuadrën më të mirën. Në 11- shen që mendon trajneri Magani, gjasat janë që nga minuta e parë ta nisë Selmani. Në mbrojtje do të jenë Isuf, Dembele, Kola dhe Përgjoni.
Në mesfushë do të ketë tre futbollistë. Si fillim, Meta, më pas spanjolli Soler dhe Jonuzi. Sulmi është vendi ku ka disa dilema. Së pari, nëse do të luajë Gjumsi apo Abah apo nëse Ismajli do të jetë në sulm dhe Haxhiu do të kthehet në krahun e djathtë të mesfushë.
Gjithsesi, Magani ka edhe stërvitjen e fundit, ditën e shtunë pasdite për të bërë gati anti-Elbasanin. Peqinasi zakonisht vendos ditën e fundit të stërvitjes për të gjithë titullarët.