Josa: Deri sot nuk kemi bërë asgjë

Futboll

Josa: Deri sot nuk kemi bërë asgjë

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 13:03
Josa

Suksesi në Kupë, për trajnerin Mirel Josa duhet lënë pas. Tani përqendrimi maksimal duhet të jetë në kampionat. Këtë deklaroi tekniku kryeqytetas dje për “Panorama Sport”, në prag të transfertës së rëndësishme në Peshkopi kundër Korabit.

“Suksesi në Kupë ishte plotësisht i merituar, por siç thashë edhe në Vorë pas ndeshjes, kemi nevojë të korrigjohemi. Prandaj suksesin e kemi hedhur pas krahëve dhe gjithë vëmendja jonë është te kampionati”, thotë Josa fillimisht.

KËMBËT NË TOKË- Çudit jo pak edhe deklarata tjetër e tij, që me sa duket kërkon të ulë euforinë e mundshme te futbollistët, për atë kualifikim në Kupë teksa deklaron se deri tani është bërë asgjë.

“Deri sot nuk kemi bërë asgjë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi kemi shumë gjëra që duhet të korrigjojmë. Transferta mbetet shumë e vështirë, si çdo e tillë dhe ndaj çdo kundërshtari. Duhet të kemi gjithë përqendrimin dhe vëmendjen te rivali i radhës.

Nga dita që kam marrë drejtimin e Besës, kam deklaruar se Mirel Josa sheh sfidë pas sfide dhe nuk bëj kurrë llogari. Ne shohim vetëm punën tonë. Këtë po bëjmë edhe në prag të transfertës në Peshkopi, që do të jetë e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat