Statistikat tregojnë se mbrojtësi i Inter-it, Alessandro Bastoni, është mbrojtësi më i mirë me topin në këmbë në Europë.
Italiani ka koleksionuar tre asiste, 75 pasime të gjata dhe ka patur 185 prekje në 16 metrat e fundit, sipas La Gazzetta dello Sport.
25-vjeçari dha asistin e tij të tretë të sezonit këtë të shtunë në fitoren -0 kundër Verona-s.
Vetëm një mbrojtës tjetër i Serisë A, Sebastiano Luperto i Napoli-t, ka dhënë po aq asiste në kampionat sa Bastoni në këtë sezon.
Megjithatë, mbrojtësi i Inter-it shkëlqen në çdo kategori tjetër.
Pritshmëria e tij për asiste për ndeshje është 0.8, më e lartë se për çdo qendërmbrojtës tjetër në Europë. Gjithashtu, Bastoni ka edhe numrin më të lartë të pasimeve të gjata të kompletuar (75), prekje të topit në 16 metrat e fundit (185) dhe pasime përpara, 69 në 12 ndeshje (mesatarisht 2.8 për ndeshje).
Amir Rrahmani i Napoli-t është qendërmbrojtësi tjetër që i afrohet më shumë me 43 pasime përpara në këtë sezon.